​Konfirmohet prania e llojit të COVID-19 brazilian në Britani të Madhe

- in Rajoni dhe Bota

Agjencia e Shëndetit Publik të Anglisë (PHE) njoftoi sot se prania e llojit brazilian COVID-19 është konfirmuar në gjashtë pacientë në Britaninë e Madhe, raporton Guardian.

Gazeta shkruan se tri raste të infektimit me llojin e ri P.1 u zbuluan në Angli dhe tri të tjera në Skoci.

Lloji i ri COVID-19, i cili u konfirmua për herë të parë në Brazil, po shkakton shqetësim më të madh në mesin e ekspertëve shëndetësorë, pasi ekziston frika se vaksinat ekzistuese mund të jenë më pak efektive kundër tij./KosovaPress