Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, Shqipëria do t’i zhvilloje tri ndeshje brenda muajit mars.
Skuadra e Edi Rejas do t’i luajë dy ndeshje si mysafir dhe një si vendas në harkun kohor prej gjashtë ditësh, përcjellë KosovaPress.
Nesër Shqipëria do të ballafaqohet me Andorran si mysafire me fillim nga ora 20:45 dhe skuadra tashmë ka arritur atje dhe është akomoduar në hotel.
Pas Andorras, Shqipëria kthehet në Tiranë ku më 28 mars ballafaqohet me Anglinë dhe më pas udhëton drejt San Marinos më 31 mars 2021./KP