​KOK-u ndan edhe 22 bursa “Shpresa Olimpike 2021”

- in Sport

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka vazhduar me shpërndarjen e bursave “Shpresa Olimpike 2021”, ku sot ka ndarë edhe 22 bursa të reja.

Në krahasim me vitin kaluar, ku janë ndarë 10 bursa, kësaj radhe janë shpërndarë 22 sosh, dhe përfitues të këtyre do të jenë sportistë nga mosha 15 deri në moshën 21 vjeçare, përcjell KosovaPress.

22 bursistët janë nga 16 federata të ndryshme olimpike, duke përfshirë këtu edhe federatat ekipore.

Duke u bazuar në arritjet e tyre, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut i ka ndarë në tri grupe bursistët, dhe ata do të përfitojnë shumat në vlerë prej 100 deri në 150 euro në muaj, gjatë vitit 2021.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur të gjithë bursistët që do të përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 2021” nga KOK-u.

Vlera 150 euro në muaj:

1. Eda Zeqiri (not)

2. Vesa Ibrahimi (karate)

3. Arbër Kullashi (xhudo)

4. Bashkim Bajoku (boks)

5. Yllka Jashari & Melirona Avdullahi (volejboll) nga 75 Euro

7. Kiana Kryeziu (skitari)

Vlera 125 Euro në muaj:

8. Albina Deliu (atletikë)

9. Fresk Sylhasi (tenis)

10. Olt Kondirolli (not)

11. Bleonit Bytyqi (mundje)

12. Blerton Nuha (çiklizëm)

13. Kreshnik Mahmuti (pingpong)

Vlera 100 Euro në muaj:

14. Albulena Guri (futboll)

15. Astera Tuhina (basketboll)

16. Betim Idrizi (hendboll)

17. Arbnor Berisha (shenjëtari sportive)

18. Shega Hasani (pingpong)

19. Bleor Ivanja (triathlon)

20. Auron Syla (mundje)

21. Edonit Telaku (shenjëtari sportive)

22. Lirije Peci (triatlon)/KosovaPress