Mbrojtësi Simon Kjaer ka bombarduar portën e Manchester United, ku edhe ishte hero i skuadrës italiane, pasi barazoi shifrat në 1:1.
United ishte në epërsi deri në minutën e 90+2’ shtesë, kur Kjaer arriti që nga goditja nga këndi të shkëputet më së larti, duke shënuar gol me kokë në portën e Dean Henderson, përcjell KosovaPress.
Goli i Kjaer rezultoi të ishte i fundit në derbin e sotëm, ku Manchester United arriti të barazojë me rezultat 1:1, me skuadrën e Milan-it./KosovaPress