​Khamenei: Nuk i besojmë SHBA, iu kthehemi detyrimeve nga 2015 nëse hiqen sanksionet

- in Rajoni dhe Bota

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei tha se Irani nuk beson në premtimet amerikane për heqjen e sanksioneve dhe se Teherani do të kthehet në detyrimet e tij sipas marrëveshjes së vitit 2015, nëse Uashingtoni heq sanksionet plotësisht.

“Ne të gjithë i besuam njëherë Amerikës, në kohën e presidentit Barack Obama dhe ne kemi përmbushur detyrimet tona, por ato nuk janë, “tha ai.

Ajatollah Khamenei theksoi se amerikanët premtojnë vetëm në letër se do të heqin sanksionet, por ata nuk e kanë bërë atë në praktikë akoma.

“Premtimet e tyre nuk kanë besueshmëri për ne,” tha Khamenei sot në një fjalim në televizionin shtetëror, me rastin e Vitit të Ri persian.

Komentet e Khamenei vijnë ndërsa SHBA vazhdon një mosmarrëveshje me Iranin për rikthim në marrëveshjen për armë bërthamore të vitit 2015, të cilën ish-presidenti Donald Trump e braktisi gati tre vjet më parë, para se të vendoste përsëri një regjim të ashpër sanksionesh ndaj këtij vendi./KP