​Këshilli i BE: Thelbësore që negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejt

- in Maqedoni, Shqipëri

Këshilli i Bashkimit Evropian, 5 ditë para mbledhjes së sotme të ministrave të jashtëm të BE, i kanë dërguar një letër delegacioneve të vendeve të BE.

Këshilli i Bashkimit Evropian në paragrafin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka kërkuar që për këto dy vende të fillojnë negociatat e anëtarësimit me BE sa më shpejt të jetë e mundur.

Po ashtu në dokument thuhet se duhet të ruhet vrulli i reformave në këto dy vende dhe të ecet përpara me integrimit evropian./KP