​Kërkon falje Antonio Conte

- in Lajme

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka kërkuar falje për bërjen e një gjesti fyes ndaj drejtorëve të Juventusit, edhe pse ka deklaruar se kishte reaguar ndaj provokimit nga ana e tyre.

Para ndeshjes me Lazion, Conte ka folur në lidhje me skenat e shëmtuara dhe të tjerat që ndodhën në tunel midis trajnerit dhe stafit të Juventusit, përfshirë Presidentin Andrea Agnelli, pas gjysmëfinales së Kupës së Italisë, përcjell KosovaPress.

“Unë dua të flas vetëm për futbollin gjatë konferencës për shtyp, kështu që do ta them këtë para se të fillojmë,” tha Conte.

“Unë jam këtu për të kërkuar falje, sepse reagova në mënyrë të gabuar ndaj fyerjes. Unë mund të kisha reaguar ndryshe dhe kjo do të kishte qenë më pozitive ”, shtoi ai.

Conte u kap në kamera duke ngritur gishtin e mesit drejtuesve të Juventusit në tribuna.

“Më vjen keq dhe do të mësoj nga kjo për referencë në të ardhmen. Fyerjet dhe provokimi nuk duhet të jenë justifikim, sepse përsëri nuk duhej të isha përgjigjur kështu.

“Të gjithë panë atë që ndodhi në stadiumin e Juventusit, kjo është e rëndësishme për mua. Sidoqoftë, ne si trajnerë, lojtarë dhe presidentë kemi për qëllim të japim një shembull dhe prandaj unë duhet të kisha reaguar ndaj fyerjeve dhe provokimeve në një mënyrë tjetër, mbase me “bravo” ose duartrokitje, për të treguar se mund të dëgjoja ato që thuheshin, do të ishte një përgjigje më pozitive.|

“Duke thënë të gjitha ato, tani duhet të përqendrohemi në lojë. Njerëzit duan të flasin për futboll, jo për thashetheme ”, tha në fund Conte./KosovaPress