Gjatë ditës së sotme policia e Maqedonisë së Veriut, ka zhvilluar një operacion anti-drogë, ndërsa janë kryer disa bastisje.
Operacioni është zhvilluar në rajonin e Gjevgjelisë, ndërsa sipas informacioneve të para janë kapur rreth 200 kilogramë lëndë narkotike.
Burime thonë se ende vazhdojnë masat policore. Sipas të dhënave fillestare aksioni ka të bëj me shpërbërjen e një grupi për të cilin autoritetet po punojnë prej kohësh, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të shpërndarjes së drogës.
Jozyrtarisht mësohet se në grupi është i përbërë nga njerëz me ndikim në këtë rajon./Alsat/KosovaPress