Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes skuadrës londineze Tottenham Hotspur dhe asaj kroate Dinamo Zagreb, e vlefshme për kualifikim drejt fazës së çerekfinales.
Sulmuesi Harry Kane ishte ai që arriti ta zhbllokojë rezultatin në minutën e 25’ në 1:0, përmes asistimit të Erik Lamelas, përcjell KosovaPress.
Skuadra e Jose Mourinhos kërkon të vazhdojë me fitoren e katërt radhazi, nëse arrin ta mposhtë sot Dinamon e Zagrebit./KosovaPress