Futbollistët e Juventusit mposhtën sonte para shikuesve të tyre skuadrën Crotone në ndeshjen e fundit të xhiros 23 në Serie A me rezultat 3:0 (2:0).
Pas humbjeve nga Napoli dhe Porto, Juventus fitoi tri pikë të lehta kundër “Fenerëve”, për të cilët kjo është humbja e pestë radhazi dhe ngadalë mund të mendojnë për kthimin në Serie B.
Juventusi tani ka 45 pikë, katër më pak se Milan në vendin e dytë dhe një lojë më pak. Interi kryesor në tabelë me nëntë pikë më shumë se “bardh-e-zinjtë”.
Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 38-të, pas asistimit nga Alex Sandra. I njëjti lojtar shënoi golin e dytë në minutën e parë shtesë në pjesën e parë. Golin e tretë e shënoi Weston McKennie në minutën 65..KosovaPress