​Juventusi merr tri pikë të reja ndaj Genoas

- in Sport

 

Ka ardhur edhe fitorja e dytë radhazi në kampionat për Juventusin që e ka mposhtur Genoan me rezultat 3-1 në “Allianz Arena” në kuadër të xhiros së 30 të Serie-A.

Që në pjesën e parë Juventusi realizoi dy gola duke krijuar epërsi të dyfishtë ndaj vizitorëve me golat e Kulusevskit në minutën e katërt të ndeshjes si dhe të Moratas në minutën e 22’, përcjellë KosovaPress.

Me të filluar pjesa e dytë, Genoa e ngushtoi rezultatin në 2-1 me golin e Scamaccas, por “Zonja e Vjetër” e siguroi fitoren në minutën e 71’ kur McKannie shënoi për 3-1 dhe ky ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Juventusi ka 62 pikë pas 30 ndeshjeve dhe renditet në vendin e tretë në tabelë./KP