Kampioni aktual i Italisë dhe ai i Portugalisë do ta vazhdojnë sot përballjen mes tyre, ku në ndeshjen e kthimit, Juventus pret në shtëpi skuadrën e Porto-s.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u nda me rezultat të ngushtë 2:1, në të mirë të Porto-s, përcjell KosovaPress.
Duke iu nevojitur që ta rikthejnë rezultatin me deficit prej një goli, Juventus do të kërkoj fitoren me çdo kusht kundër Portos, që të kualifikohet drejt fazës së çerekfinales.
Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Juventus ka tre fitore, një barazim dhe dy humbje, kurse Porto ka tre fitore, dy barazime dhe një humbje.
Në dyshim për paraqitje tek Juventusi do të jenë Giorgio Chiellini dhe Matthijs de Ligt, kurse nuk do të paraqiten Paolo Dybala, Rodrigo Bentacur dhe Danilo, ku ky i fundit është i suspenduar.
Në anën tjetër, tek Porto nuk do të paraqitet Chancel Mbemba, ndërsa në dyshim janë veterani Pepe dhe mbrojtësi Ivan Marcano.
Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitura formacionet e mundshme të dy skuadrave.
Juventus (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Demiral, Sandro; Chiesa, Rabiot, McKennie, Ramsey; Morata, Ronaldo
Porto (4-4-2): Marchesin; Manafa, Pepe, Mbemba, Zaidu; Oliveira, Uribe, Otavio, Corona; Taremi, Marega
21:00 Juventus – Porto (Stadiumi Allianz)/KosovaPress