Ndeshjet për kualifikim drejt “Katar 2022” kanë vazhduar edhe sot, ku kemi pasur rast në veçanti të përcjellim edhe përballjet e Grupit B, grup ky në të cilin gjendet edhe Kombëtarja e Kosovës.
Befasia më e madhe ishte barazimi 1:1 mes Spanjës dhe Greqisë, ku “La Roja” si vendase nuk mundi të mposhte grekët, kështu duke arkëtuar vetëm një pikë në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për në “Katar 2022”, përcjell KosovaPress.
Ndeshja tjetër në kuadër të Grupit B ishte edhe ajo mes Suedisë dhe Gjeorgjisë, ku vendasit siguruan fitore minimale 1:0, kështu duke arkëtuar tre pikë të plota.
Kosova është kombëtarja e vetme në grup që nuk ka zhvilluar ndeshje ende.
Pas ndeshjeve të sotme, Grupi B kryesohet nga Suedia që ka tre pikë, ku në vend të dytë gjendet Spanja me një pikë, aq sa ka edhe Greqia në vend të tretë. Ndërsa Kosova gjendet në vend të katërt, pavarësisht që nuk ka ndeshje të zhvilluar, dhe Gjeorgjia pas humbjes së sotme pozicionohet në vendin e fundit, respektivisht në të pestin.
1.Suedia – 3 pikë 2.Spanja – 1 pikë3.Greqia – 1 pikë4.Kosova – 0 pikë (nuk ka ndeshje të zhvilluar)5.Gjeorgjia – 0 pikë /KP