Dozat e vaksinave AstraZeneca të gjetura në një fabrikë në Itali gjatë fundjavës ishin të destinuara për Belgjikën, tha sot një zyrtar italian në kushte anonime.
Komisioni Evropian i kërkoi kryeministrit italian të shtunën të inspektojë një seri të caktuar vaksinash në fabrikën në Anania, në juglindje të kryeqytetit Romë, shtoi zyrtari, raporton Reuters.
Kontrollet u kryen nga karabinierët e policisë ushtarake italiane midis të shtunës dhe të dielës, tha zyrtari./KP