​Itali, rritje e shtrimeve COVID-19 në spitale

- in Rajoni dhe Bota

Në 24 orët e fundit, në Itali u regjistruan 8 864 raste pozitive COVID-19 dhe 316 viktima të lidhura me virusin, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Shkalla e pozitivitetit është 6%, nga 5,5% dje (+ 0.5%).

Aktualisht, janë 3 244 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv për Covid në Itali, me një ulje prej 67 njësish, e krahasuar me dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve.

Shtrimet ditore në repartet e zakonshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë pësuar rritje të ndjeshme, me 23 742 persona të shtruar aktualisht në spital./KP