Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur Asamblen e tetë Zgjedhore ku edhe është zgjedhur presidenti i ri i saj.
Në garë për të parin e KOK ut ishin Besim Hasani, Ismet Krasniqi dhe Linda Shala.
Pas procesit të votimit me vota të fshehura, president u zgjodh Ismet Krasniqi me 53 vota.
Kryetari i deritanishëm i KOK ut Besim Hasani mori 41 vota kurse Linda Shala 11 vota./KP