Ish-presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, zyrtarisht ia ka dorëzuar detyrën e presidentit të KOK-ut Ismet Krasniqit.
Hasani, i cili ka qenë në udhëheqje që nga viti 1996, e ka përgëzuar dhe i ka uruar presidentit të sapo zgjedhur Krasniqit, sukses në mandatin e tij katër vjeçar, përcjell KosovaPress.
““Ju dëshiroj punë të mbarë dhe suksese. Uroj që përkujdesi dhe përkushtimi juaj të jetë maksimal. Stafin që është këtu e kam lutur që të angazhohet edhe më shumë se sa me mua, vetëm e vetëm që kjo foshnje (KOK-u) gjashtë-vjeçare të rritet gradualisht”, tha Hasani.
Në anën tjetër, presidenti Krasniqi ka falënderuar Hasanin për punën që e ka bërë këto vite, ku maksimalisht i vlerësoi fjalët që Hasani tha drejt tij.
“Këto fjalë që mi thatë nuk do t’i harrojë kurrë dhe u premtoj se do të japim maksimumin për t’i mbajtur. Është e vërtetë që Komiteti Olimpik i Kosovës është një foshnje, por ne do të angazhohemi për ta rritur dhe për ta bërë ‘burrë’”, tha Krasniqi.
Gjatë ceremonisë së dorëzim pranimit të detyrës së presidentit, të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm Shasivar Haxhijaj dhe nënpresidenti Gazmend Maxhuni./KP