Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, së bashku me bashkëshorten, kanë arritur ta mposhtin koronavirusin.
Sejdiu që për një javë me bashkëshorten ishin të shtrirë në Klinikën Infektive, ia kanë dalë që të shërohen nga Covid-19.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ish-presidenti përmes një statusi në Facebook, i cili k falënderuar stafin shëndetësor për kujdesin e treguar.
Ky është statusi i tij i plotë:
Të dashur miq,
Javën që shkoi, nga e Mërkura e deri sot, meqë ishim infektuar me Covid 19, unë dhe bashkëshortja ime u detyruam të shtrihemi për shërim në Klinikën Infektive të QKUK.
Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë ekipet e mjekëve dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor të cilët nën udhëheqjen e Prof. Dr. Sali Ahmetit, në repartin e të cilit ishim, u angazhuan me gjithë mundësitë e tyre prej ekspertësh të fushës për të ndihmuar shërimin tonë. Dhe ia kanë dalë.
Të dashur miq,
Një ndihmë të pazëvendësueshme na e keni dhënë edhe ju nëpërmjet inkurajimit të përditshëm me telefon, SMS dhe me mënyra të tjera të komunikimit.
Zoti ju bekoftë!/KP