Në konferencën e pestë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj po diskutohet për vaksinimin e ish krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale dhe lehtësimin e masave anti-Covid 19. Aty u bë e ditur se vaksinimi i të akuzuarve me dozën e dytë do të bëhet deri më 4 qershor, derisa nga mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt u kërkua edhe lehtësimi i vizitave familjare.
Nga Zyra Administrative e Gjykatës Speciale, Ralf Rosh tha se synimi i tyre është të largohen gjitha kufizimet, por janë rregullat e shtetit të Holandës të cilat duhet të respektohen.
Rosh: vaksinimi i dytë i paraburgosurve është caktuar për në qershor
Video:
“Është dëshira dhe synimi jonë përfundimtar si zyrë administrative që të hiqen këto kufizime kur të lejohet kjo. Sa i përket vaksinimeve, vaksinimi i dytë i paraburgosurve është caktuar për në qershor”, tha ai.
Mirënjohës për procesin e vaksinimit të të akuzuarave u shpreh Jonathan Rees, avokat i kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit.
Rees: Ne jemi mirënjohës që me 4 qershor të mbarojë procesi i vaksinimit
Video:
“Ne jemi mirënjohës që me 4 qershor të mbarojë procesi i vaksinimit. Ne kemi kuptuar që të gjithë edhe stafi dhe paraburgosurit janë vaksinuar plotësisht dhe ata që kanë mbetur do të vaksinohen më 4 qershor. Ne mendojmë se duhet të caktuar një datë që njësia e paraburgimit do t’i heq kufizimet ndërmjet të paraburgosurve dhe të lejojnë vizitat familjare. Besoj që është e natyrisht që gjithë palët të jenë të vaksinuar dhe të hiqet këto masa”, tha ai.
Ndërsa, Toby Cadman, avokat i nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj tha se nëse vazhdohen masat kufizuese deri në muajin korrik është problem për të akuzuarit.
Cadman: Vazhdimi i këtyre kufizimeve krijon problem serioz
Video:
“Këto kufizime që vazhdojnë të ekzistojnë dhe mendohet të vazhdohet deri në korrik krijojnë një problem serioz”, tha ai./E.Zeqiri/KP