​Infermierja bën gabim, i injekton 23-vjeçares gjashtë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech

- in Rajoni dhe Bota

Një vajzë e re italiane mori dje aksidentalisht gjashtë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech. Tashmë ajo është nën vëzhgim nga mjekët në spitalin e Toskanës, pa ndërlikime shëndetësore.

Mësohet se gabimi ka ndodhur nga infermierja e cila, në vend që të injektonte një dozë të vaksinës, përdori të gjithë përmbajtjen e shishes, për të vaksinuar studenten 23-vjeçar të mjekësisë, sipas medias italiane “AGI”.

Ndërkohë provat klinike të vaksinës Pfizer-BioNTech në rastet e mbidozimit janë bërë deri në katër doza. Rasti i marrjes së gjashtë dozave në të njëjtën kohë nuk është përfshirë në literaturë./KP