Pas një kohe relativisht të gjatë jashtë ringut, luftëtari nga Kosova Ilir Latifi ka regjistruar një fitore të madhe në kategorinë e peshave të rënda në UFC duke e mposhtur kundërshtarin Tanner Boser.
Ky meç u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në Las Vegas dhe ishte një luftë shumë e ashpër gjatë tre raundeve ku fituesi u caktua vetëm pas vendimit të gjyqtarëve sepse nuk kishte dorëzim nga asnjëri prej tyre, përcjellë KosovaPress.
Latifi fitoi pikët nga dy gjyqtarë (29-28, 29-28), ndërsa njëri favorizojë Boserin (29-27).
Deri më tani, në karrierën e tij profesionale, Ilir Latifi ka regjistruar 15 fitore dhe tetë humbje./KP