Ish-mesfushori i Italisë, Daniele De Rossi është liruar nga spitali dhe do të vazhdojë shërimin në shtëpi.
Lajm i mirë për ish-kapitenin e Romës, i cili u shtrua në spital që nga 9 prilli për shkak të koronavirusit.
De Rossi do të vazhdojë periudhën e rehabilitimit në shtëpi, pasi ishte shtruar në spital me pneumoni intersticiale bilaterale.
“La Gazeta dello Sport” raporton se De Rossi falënderoi mjekët dhe infermierët kur u largua nga instituti shëndetësor.
Ndryshe De Rossi është pjesë e stafit teknik të Kombëtares së Italisë e cila drejtohet nga trajneri Roberto Mancini./KP