Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj u ka uruar festën e Pashkëve të gjithë qytetarëve të besimit katolik.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se në këtë ditë të bardhë, të triumfit të jetës mbi vdekjen, shpresës mbi pesimizmin, e dashurisë mbi urrejtjen, përveç urimeve të lutemi edhe për popullin dhe shtetin e Kosovës
“Qoftë drita rruga jonë përpara, e assesi errësira.”, ka uruar ai./KP