Një gjykatë në provincën lindore kineze Jiangsu ka vendosur sot në favor të një publicisti që e quante homoseksualizmi “çrregullim psikologjik” në një libër universitar.
Sipas kopjeve të vendimit të 9 shkurtit, gjykata rajonale e Suyu në Suqian tha se përshkrimi vinte si rezultat i ‘diferencave të perceptimit’ por nuk ishte në fakt një gabim në trupin e njeriut.
“Ndjehem e demoralizuar, sepse ata as nuk bënë një gjyq të vërtetë për ta vendosur” thotë aktivistja që ngriti padinë, e cila përdor vetëm pseudonimin XiXi.
Në vitin 2017, XiXi paditi Shtypin Universitar të Jinan dhe rrjetin e publikimeve JD.com, për shpërndarje të informacioneve të rreme në një libër të 2013 për arsimin mbi shëndetin mendor të studentëve universitarë.
“Materiali pedagogjik e klasifikon homoseksualizmi si një çrregullim psikologjik, që në fakt nuk është,” tha 24-vjeçarja punonjëse OJQ-je, duke shtuar se zbuloi për vendimin e gjykatës vetëm në fund të muajit që shkoi.
“Jam shumë e zhgënjyer sepse po shikojmë komente që e mbështesin këtë gjykim. Kjo është shumë dëmtuesKosovaPress