​Heroi Pique ia siguron vazhdimet Barcelonës në ndeshjen me Sevillan

- in Sport

Barcelona dhe Sevilla do të ballafaqohen do t’i luajnë edhe minutat e vazhdimeve pasi ndeshja brenda 90 minutave përfundoi me rezultat 2-0 për Barcelonën.

Ishte qendërmbrojtësi Gerrard Pique ai i cili e shpëtoi Barcelonën nga eliminimi me golin e tij të realizuar në sekondat e fundit të ndeshjes, përcjell KosovaPress.

Sevilla e kishte fituar ndeshjen e parë me po të njëjtin rezultat kështu që finalisti o Copa del Rey do të përcaktohet pas vazhdimeve apo edhe pas penalltive./KosovaPress