Pas rezultateve në Kuvendin e LDK-së, ku Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i LDK-së, ka marrë mbështetjen edhe nga Lutfi Haziri.
Ai iu zotua kryetarit të ri se do t’i qëndrojë prapa çdo ditë.
Pavarësisht humbjes, Haziri tha se LDK do të jetë e bashkuar.
Unitet dhe bashkim kërkoi edhe Besian Mustafa që ishte kandidat për kryetar./KosovaPress