Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ambasadori turk në Prishtinë, Çagri Sakar diskutuan gjatë një takimi sot për çështje të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë.
Ambasadori Sakar me këtë rast shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar dhe ofruar mbështetje në fushën e sundimit të ligjit, në veçanti përmirësimin e teknologjisë dhe digjitalizimit të sistemit të drejtësisë, në ofrimin e mundësive më të mira për qytetarët.
Njëkohësisht, ambasadori turk shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit për forenzikë dhe mjekësi ligjore.
Ministrja Haxhiu ndërkaq informoi diplomatin turk mbi prioritetet në fushën e sundimit të ligjit dhe gatishmërinë për t’i vënë në zbatim ligjet e tilla.
Palët u dakorduan për bashkëpunim në të ardhmen, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit./KP