​Haxhiu priti në takim Shoqatën e ish-të burgosurve politik 143+2 të Gjakovës

- in Lajme

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim përfaqësues nga Shoqata e ish-të burgosurve politik 143+2 të Gjakovës, me ç’ rast ministres i dhuruan një libër i cili dokumenton dhe shtjellon krimet e luftës në Gjakovë dhe në Dubravë, si dhe dëmet materiale të nxjerra për këtë zonë gjatë luftës së fundit.

Drejtori i kësaj shoqate Afrim Caka, shprehu gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndërsa, ministrja Haxhiu falënderoi për punën e bërë dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen./KP