Kryetari i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj shpreh ngushëllimet për vdekjen e profesor Zejnullah Grudës.
Haradinaj kujton se Gruda i shërbeu atdheut me devotshmëri duke edukuar breza të tërë.
Ai tha se Gruda do të mbahet mend për mprehtësinë e mendjes, urtësinë dhe guximin intelektual.
Haradinaj tha se ai bashkëndjen më familjen Gruda, studentët e tij dhe gjithë ata që e njohën.
“Pusho në paqe profesor”, shkruan Haradinaj në Facebook.
https://www.facebook.com/179643115493444/posts/2500717756719290/?d=n / KosovaPress