Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se i ka ngritur disa shqetësime për dialogun kryeministrit Albin Kurti.
Pas takimit mbi 1 orësh me kreun e qeverisë, Haradinaj tha se mungesa e ShBA-së në procesin e dialogut dhe konfuzioni në agjendën e Brukselit është shqetësuese.
Ai tha se edhe ikja prej faktit se Kosova ka bërë luftë çlirimtare nuk i bënë mirë vendit.
/KP