​Haradinaj në Gllogjan pritje për Regjimentin e Parë të Këmbësorisë të FSK-së

- in Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ishte në Gllogjan ku u takua me disa nga pjestarët e FSK-së.

Haradinaj tha se sot kujtoi ditët e lavdisë, Betejën e 24 marsit dhe nderuan të rënët për liri.

‘Pritje për Regjimentin e Parë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore.

Në Gllogjan, me trimat që mbrojnë vendin dhe rendin kushtetues të tij, evokova kujtimet e ditëve të lavdisë, Betejën e 24 marsit dhe nderuam të rënët për liri’, shkroi Haradinaj.

Ai falënderoi FSK-në për shërbimin e tyre ndaj vendit dhe u shpreh se ndjehet krenar me Forcat e Sigurisë së Kosovës./KP