Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qeveria Kurti miratimin e projektligjit për paga.
Përmes një konference për medie, Haradinaj tha se procedimi tutje i këtij projektligji në qeveri është i nevojshëm.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se ekzekutivi do ta ketë mbështetjen e AAK-së në këtë temë, mirëpo duhet të bëhet amandamentimi i projektligjit që është iniciuar nga ish-qeveria Haradinaj./KP