Në Greqi, 1.526 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e fundit, ndërsa 20 njerëz kanë vdekur si rezultat i këtij infeksioni, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik.
Që nga fillimi i epidemisë, 166.067 raste të koronavirusit janë regjistruar në Greqi, nga të cilat 6.061 kanë të bëjnë me udhëtime jashtë vendit, dhe 52.913 me raste të njohura tashmë.
277 pacientë janë në aparate për frymëmarrje, me një moshë mesatare 70-vjeç.
Deri më tani, 6.017 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, raporton agjencia e lajmeve greke ANA./KosovaPress