Greqia konfirmoi sot 4.309 raste të reja infektimi me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 30 prej tyre të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Gjithsej, vendi numëron 281.570 raste COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.
EODY njoftoi gjithashtu edhe 79 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, që e çojnë numrin e përgjithshëm të tyre në 8 532.
Aktualisht, ka 751 pacientë në ventilator në spitale. Për më tepër, 526 pacientë me COVID-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit.
Mosha mesatare e të infektuarve të ri është 44-vjeç, ndërsa e viktimave 79-vjeç./Atsh/KP