​Grenell për votimin e Kurtit: Kjo i tregon botës aq shumë për të

- in Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kritikuar për votimin e tij në zgjedhjet në Shqipëri.

Së fundmi është edhe ish-i Dërguari Special i SHBA-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell thotë se votimi i tij i tregon botës shumëçka për Kurtin.

Madje në një postim në Twitter ai shkruan se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij.

“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet shqiptare. Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, ka shkruar Grenell. /KP