Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje pasdite në një pompë të derivateve në Pejë.
Sipas dy punëtorëve të një pompe të derivateve, dy të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para dhe disa pako cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nen hetime. /KosovaPress