Kupa e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të fazës së gjysmëfinales.
Derbi i programit të sotëm do të jetë mes Prishtinës dhe Llapit, ku ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell KosovaPress.
Po ashtu edhe përballja tjetër do të jetë interesante, ku për herë të parë në histori të këtij kompeticioni do të kemi në finale një ekip nga Liga e Parë, ku Istogu zhvillon ndeshje si vendas kundër Dukagjinit.
Në çerekfinale, Prishtina triumfoi kundër Feronikelit me rezultat 1:0, rezultat ky i mjaftueshëm për “Plisat” që të sigurojnë biletën për në gjysmëfinale.
Skuadra e Llapit arriti që ta siguroj kualifikimin tutje përmes një fitoreje si mysafirë kundër Trepçës ’89, me rezultat të ngushtë 2:1.
Në anën tjetër, Dukagjini mposhti Drenicën 1:0 dhe Istogu si vendas siguroi fitore kundër skuadrës së A&N.
Programi i ndeshjeve të sotme në Kupën e Kosovës vijon si më poshtë.
14:00 Istogu – Dukagjini (Stadiumi Demush Mavraj)
14:00 Prishtina – KF Llapi (Stadiumi Fadil Vokrri)/KP