​Gjendja me COVID-19, Izet Sadiku: Kapacitetet spitalore janë duke u mbushur

- in Lajme

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Klinikën Infektive Izet Sadiku ka thënë se kapacitetet spitalore për pacientët me koronavirus janë duke u mbushur.

Sadiku në emisionin Pressing në T7 ka thënë se që pesë muaj, Klinika Infektive është e mbushur gjithmonë me pacientë të prekur me COVID-19 dhe vetëm për dy javë numri i tyre në QKUK është rritur për 300.

“Kemi pasur një rritje në dy javët e fundit. Në fillim të marsit kemi pasur rreth 500 pacientë të hospitalizuar, Për dy javë ditë u rritën në 800. Kjo tregon që kapacitetet spitalore janë duke u mbushur. Që pesë muaj Klinika Infektive nuk ka kapacitete, pra i ka të mbushura gjithmonë”, tha Sadiku.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë u konfirmuan 709 raste të reja me sëmundjen infektive dhe 8 të vdekur. /KP