Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur në Mitrovicë. Dyshohet se ai është goditur nga një veturë, e që personi që goditi viktimën ende nuk është identifikuar.
Ngjarja na ndodhur mbrëmjen e së shtunës në veri të Mitrovicës.
Policia kanë njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Kurse rasti është duke u hetuar
“Raportohet se në Rr. Kombëtare është gjetur një trup i pa jetë i pa i identifikuar dyshohet të jetë shtetas i huaj. Aksidenti trafiku dyshohet të ketë ndodhur kur një person i pa identifikuar me një veturë NN e ka goditur viktimën me veturë dhe si pasoj e saj viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./KP