Zëdhënësi i Policisë se Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar për KosovaPress se në orën 09:00 janë gjetur dy persona të pajetë e për çka kane nisur hetimet.
“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tregoi ai.
Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen./KosovaPress