Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se në programin qeverisës, të prezantuar sot nga Kryeministri Albin Kurti, nuk ka asgjë nga ato që u premtuan derisa Lëvizja Vetëvendosje ishte parti opozitare.
Ai ka thënë se në këtë program nuk ka ide por vetëm oportunizëm.
Gashi: Në këtë fletushkë të quajtur program nuk ka asgjë nga ajo që u premtua derisa Kurti ishte në opozitë
“Pra në këtë fletushkë që fletushkë të quajtur program sot nuk shohim asgjë nga ajo që u premtua kur ishit në opozitë, e kur organizotit protesta, po shohim oportunizëm e aspak ide, nënshtrim e aspak ide, heshtje e aspak lidership. Sundimi i ligjit , rendi publik e siguria e jashtme nuk janë trajtuar në mënyrën e duhur, reforma në drejtësi mbetët një parullë e pa përkthyer në program, e si po duket vetingun ë drejtësi e siguri po tenton të shndërrohet në mjet për të kapur sistemin dhe jo një mekanizëm për ta pastruar atë nga kriminaliteti”, ka thënë Gashi.
Gashi ka thënë se program qeverisës, i prezantuar tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, dëshmon që Lëvizja Vetëvendosje nuk ishte gati për qeverisje.
Gashi-Kurtit: Sot heshtët për tema që kanë të bëjnë me tërësinë territoriale të vendit
“Sot heshtët për temat që kanë të bëjnë me tërësinë territorial të vendit dhe me karakterin unitar të shtetit, kjo qeveri dhe ky program nuk ofrojnë asgjë nga ajo që u tha e u protestua nga vet ju kur ishit në opozitë. Kjo qeveri e pranon deri në mburrje tashmë koncepti ne ekzistencës së shtetit për pakon e presidentit Ahtisari. Sot kryeministri thotë se pako e Ahtisarit është kompromisi ynë, por kryeministrit po ja rikujtoi që kjo çështje ishte kompromis edhe kur ai organizonte protesta të dhunshme të cilat fatkeqësisht rezultuan me humbje të jetës së dy qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, Mon Balaj e Arben Xheladini”, ka shtuar Gashi.
Shefi i deputetëve të LDK-së ka thënë se qeveria Kurti po dëshmon paaftësi edhe në menaxhimin e procesit të vaksinimit, për çka theksoi se po rrezikohet jeta e qytetarëve./KP