Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, ku sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor të komunës së Obiliqit.
Gjatë kësaj vizite, nga drejtoresha e DSHMS-së, Vlora Kabashi dhe drejtori i QKMF-së, Haki Jashari, u njoftua nga afër për procesin dhe procedurat e vaksinimit, ekipet e QKMF-së po e administrojnë me profesionalizëm, aktualisht në dispozicion QKMF ka 70 vaksina për stafin mjekësorë, në total 105 profesionistë shëndetësorë.
Kryetari Gashi ka falënderuar stafin e QKMF-së, për angazhimin, punën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë kohës në luftën me pandeminë Covid-19, duke theksuar se stafi shëndetësor janë heronjtë e vërtetë dhe vija e parë në parandalimin e këtij virusi, andaj është shumë e domosdoshme që të jenë të parët në këtë proces të vaksinimit/KP