​Fillon takimi njoftues i deputetëve me drejtorin e AKI-së

- in Lajme

Ka filluar takimi i komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë me drejtorin e këtij institucioni, Petrit Ajetin.

Takimi i deputetëve të Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së dhe drejtorit Ajeti do të mbahet pa praninë e mediave.

Por pas përfundimit të takimit, kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu do të mbajnë konferencë për media.

Në këtë takim po marrin pjesë deputetët e tjerë Bekë Berisha, Ventenis Lahu, Dimal Basha, Salih Zyba dhe Luan Aliu./KP