Federata e Futbollit të Anglisë ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku ka falënderuar klubet angleze që po e braktisin idenë e krijimit te Superligës Evropiane, përcjellë KosovaPress.
“Mirëpresim lajmin që disa klube kanë vendosur t’i braktisin planet për krijimin e një Superlige Evropiane e cila vuri në lajthitje të gjithë piramidën e futbollit. Klubet angleze të futbollit kanë një histori krenare ta bazuar në mundësinë për të gjitha klubet dhe ka kundërshtuar aprovimin e liga të mbyllura. Është një propozim i cili për nga dizajni mund të sillte përfitime për në por në anën tjetër na zbrazte të gjithë neve.”, shkruan kjo deklaratë.
“Në duam të falenderojmë tifozët për ndikimin e tyre gjatë kësaj kohë duke na e rikujtuar që futbolli ishte dhe gjithmonë do të jetë për tifozët. Në duam ta falenderojmë edhe kryeministrin për mbështetjen kundër këtyre planeve.”, thuhet në fund të kësaj deklarate nga Federata e Futbollit të Anglisë./KP