Zgjedhjet për presidentin e ri të Barcelonës u mbajtën sot dhe favoriti kryesor për fitoren, Joan Laporta, ra në qendër të skandalit.
Në prag të zgjedhjeve të sotme, një vajzë dëshironte një fotografi me Laporta, i cili u pajtua me të, kështu që pas xhirimit të fotografisë ai tha me një buzëqeshje: “Faleminderit, zemër. Kur të bëhesh 18 vjeç, më telefono”.
Ky veprim shkaktoi zemërim në mes të një numri të mirë të tifozëve të Barcelonës. Një tifoz tha që kjo ishte gjëja më e neveritshme që kishte dëgjuar ndonjëherë në jetën e tij, ndërsa kishte nga ata që mbronin Laportën.
Mbështetësit e tij pretendojnë se vajza nuk ishte e mitur dhe se e gjithë kjo ishte një veprim i qëllimshëm për të njollosur reputacionin e burrit të parë të ardhshëm të mundshëm të Barcelonës./KosovaPress