​Falsifikonte testet për Covid-19, arrestohet

- in Shëndetësi

Një person është arrestuar dje në mesditë në Prishtinë, pasi kishte falsifikuar testet me Covid-19, duke përdorur emrin e një laboratori tjetër.

Sipas Policisë, rastin e ka raportuar pronari i një laboratori, pasi i dyshuari ka përdorur emrin e laboratorit të tij.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./KP