FA Cup angleze rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të raundit të pestë.
Burnley pret në shtëpi Bournemouth-in, ndërsa menjëherë pas kësaj përballje do të zhvillohet ndeshja mes Manchester United e West Ham, përcjell KosovaPress.
Burnley, që garon në Premier Ligën angleze, do të pres në shtëpi skuadrën e Bournemouth-it, e cila është pjesë e Championship-it anglez, ku fituesi do të siguroj biletën për raundin e 1/8-ës.
Ndeshja më interesante e këtij programi do të jetë mes Manchester United e West Ham.
“Djajtë e Kuq” do të shikojnë të vazhdojnë formën e mirë këtë sezon kundër “Çekanëve”, që po ashtu janë duke kaluar formë tejet të mirë, ku gjenden në vendin e gjashtë në tabelë, në Premier Ligën angleze.
Programin e plotë të ndeshjeve në FA Cup e gjeni të bashkangjitur më poshtë.
18:30 Burnley – Bournemouth (Stadiumi Turf Moor)
20:30 Manchester United – West Ham (Stadiumi Old Trafford) /KosovaPress