Një Everton me formë të luhatshme pret në shtëpi një Manchester City të pandalshëm, në kuadër të xhiros 16 të Premier Ligës.
“Karamelët” u ndalën në xhiron e fundit nga skuadra e Fulham, ku pësuan humbje me rezultat 2:0, ku në anën tjetër, Manchester City arriti t’i arkëtojë tri pikë të plota kundër Tottenham, kështu duke fituar ndeshjen e 16-të radhazi, përcjell KosovaPress.
Pas 23 xhirosh, Manchester City gjendet në vendin e parë në tabelë, me 16 fitore, pesë barazime dhe dy humbje, duke arkëtuar 53 pikë, shtatë më shumë se vendi i dytë, Manchester United.
Ndërsa skuadra e Everton, pas 22 ndeshjeve të zhvilluara, ka arritur të regjistrojë 11 fitore, katër barazime dhe shtatë humbje, duke u pozicionuar në vendin e shtatë në tabelë, me gjithsej 37 pikë.
Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti do të hyjnë në ndeshje për të arkëtuar pikët e plota, me formacionet e mundshme si më poshtë.
Everton (4-2-3-1): Pickford; Godfrey, Keane, Holgate, Digne; Doucoure, Davies; Iwobi, Sigurdsson, Richarlison; King
Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; Rodri, Silva, Foden; Mahrez, Jesus, Sterling
21:15 Everton (7) – Manchester City (1) (Stadiumi Goodison Park) /KosovaPress