Trajneri i Spanjës Luis Enrique u shfaq tejet i shqetësuar para mediave pas fitores kundër në sekondat e fundit ndaj Gjeorgjisë duke theksuar se një lojë e tillë mund t’i sjellë shumë telashe në sfidën me Kosovën.
“Unë jam shumë i shqetësuar për lojën ndaj Kosovës. Nëse na mungon futbolli i rrjedhshëm, saktësia, finesa apo freskia , ne do të luajmë zemër, me kokë apo çfarëdo, por Spanja duhet të jetë në Kupën e Botës dhe ne nuk po mendojmë të mos jemi atje. Dhe ne tashmë shohim që rivalët nuk japin asgjë. Ne po vuajmë më shumë me këto ekipe sesa me Zvicrën, e cila ishte çerekfinale në Kupën e Botës, ose Gjermaninë ose Ukrainën. Unë jam më shumë se i shqetësuar për këtë lojë të fundit “, tha fillimisht Enrique, përcjellë KosovaPress.
“Ky do të jetë filmi kundër Kosovës, kur të mbylleni, kjo ndodh, ne nuk jemi aq të kthjellët sa herët e tjera, mund ta shihni. Ne kemi ndryshuar shtatë lojtarë kështu që është diçka e përgjithshme. Askush nuk do të shkojë i relaksuar kundër Kosovës “, tha në fund Enrique.
Spanja dhe Kosova ballafaqohen të mërkurën në Sevilla./KP