​Ende pa marrëveshje mes Ramos dhe Real Madridit

- in Sport

Real Madridi ende nuk po mund të arrijë marrëveshje me yllin Sergio Ramos, për të nënshkruar një kontratë të re, raporton “Cadena Ser”.

Ramos ka thënë që do të vazhdojë qëndrimin në “Santiago Bernabeu”, vetëm nëse Reali vazhdon ta paguajë 12 milionë euro në sezon, përcjell KosovaPress.

Presidenti i klubit Florentino Perez së bashku me agjentin e Ramos janë në bisedime të vazhdueshme, ku edhe i është kumtuar lajmi që për shkak të problemeve ekonomike si pasojë e COVID-19, klubi i Realit nuk ka mundësi ta paguajë shumën që po kërkon mbrojtësi veteran.

34-vjeçari ka kontratë me madrilenët deri në fund të këtij sezoni, dhe është spekuluar së fundmi se mund ta vazhdojë karrierën në Premier Ligën angleze, ku interesim serioz ka shprehur skuadra e Manchester United./KosovaPress